DURRES - Një 29 vjeçar është plagosur rreth orës katër të mëngjesit të ditës së sotme në Durrës, pasi e ngatërruan me hajdutin.

Julian Vlashi është paraqitur në spitalin e Durrësit me plagë të rënda me armë zjarri. Ai ka hyrë menjëherë në sallën e operacionit dhe ndodhet në gjendje të rëndë nën kujdesin intensiv të mjekëve. Në dëshminë e tij 29-vjeçari ka deklaruar se persona të paidentifikuar e kishin qëlluar me armë kur sapo kishte dalë nga shtëpia.

Kjo dëshmi vuri në lëvizje policinë e Durrësit dhe në orën 16:00 u bë arrestimi i Andi Simonit, 25 vjec, banues në Katund të Sukthit.
Ky i fundit në orët e para të ditës së sotme ka parë që në kasollen pranë banesës së tij po tentonin ti vidhnin lopën.

Së bashku me disa persona të tjerë Andi Simoni ka ndjekur hajdutin dhe 2 km larg nga banesa kanë qëlluar drejt tij. Por rezulton se kanë plagosur një tjetër person, Julian Vlashin.
 
25-vjecari së bashku me disa personat të tjerë i janë vënë pas hajdutit.  Vetëm 2 km larg banesës së tij, Andi Simoni për shkak të errësirës ka plagosur rëndë Julian Vlashin duke menduar se po qëllonte hajdutin.

Andi Simoni 29 vjeç i padënuar më parë u arrestua në flagrancë.

Redaksia Online
(Gre.M/A.H/shqiptarja.com)