Një 43-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, pasi mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit, ka plagosur me thikë një 44-vjeçar.
Policia bën me dije se 44-vjeçari i plagosur është paraqitur ditën e sotme në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën.
“Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasin A. B., 43 vjeç, pasi ditën e sotme, është paraqitur në spital, për të marrë mjekim, shtetasi D. H., 44 vjeç, i cili ka deklaruar se mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit, 43-vjeçari e ka goditur me mjet prerës (thikë). Shtetasi D. H. mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 43-vjeçarit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, me qëllim vlerësimin juridik të rastit.
Komente








