Kallëp tritoli, 68.3 kilogramë kanabis, 408 gramë kanabis janë sekuestruar nga policia ditën e sotmen Durrës.

Sekuestrimi i tyre erdhi si rezultat i finalizimit të operacionit të koduar “Shkëmbi i Kuq”, ku gjatë kontrollit  në vendin e quajtur “Guri i Kuq”, në pyllin e fshatit Barkanesh, Krujë u gjetën:

•3 fuçi plastike brenda të cilave janë gjetur 15 thasë plasmasi me peshë rreth 68.3 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa;

• një kavanoz qelqi (i gjetur brenda një thesi) i mbushur me farëra të dyshuara të llojit Cannabis Sativa me peshë rreth 408 gr;

•2 kallëpë tritoli me peshë 100 gr secili;

• 1 granatë offensive;

•1 ndezëz unifikues granate;

•1 armë gjysëm automatike mod 56;

• 283 copë fishekë mod 63 dhe fishekë luftarakë të kalibrit 7.62 mm;

• 1 krehër për armë automatike, mod 7.62 mm.

Policia nuk ka identifikuar ende personat posedues të tyre, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme

droga durres

droga durres
 
Njoftimi i plotë i policisë:
Durrës.
Specialistët e Seksionit për Narkotikët finalizojnë me sukses një operacion të dytë brenda pak orësh.
Finalizohet operacioni i koduar”Shkembi I Kuq”.
Sekuestrohen 68.3 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, 408 gr fara Cannabis Sativa, kallëpë tritoli, granata ofensive, ndezës unifikues granate, një armë zjarri, 283 fishekë dhe një kreher për armë automatike.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre të pandërprerë për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, brenda pak orësh kanë finalizuar një tjetër operacion.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është finalizuar me sukses operacioni I koduar”Shkembi I Kuq”.
Më datë 25.09.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Guri i Kuq” , në pyllin e fshatit Barkanesh, Krujë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
•3 fuçi plastike brenda të cilave janë gjetur 15 thasë plasmasi me peshë rreth 68.3 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa;
• një kavanoz qelqi (i gjetur brenda një thesi) i mbushur me farëra të dyshuara të llojit Cannabis Sativa me peshë rreth 408 gr;
•2 kallëpë tritoli me peshë 100 gr secili;
• 1 granatë offensive;
•1 ndezëz unifikues granate;
•1 armë gjysëm automatike mod 56;
• 283 copë fishekë mod 63 dhe fishekë luftarakë të kalibrit 7.62 mm;
• 1 krehër për armë automatike, mod 7.62 mm.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 283/1 dhe 278/3 të Kodit Penal.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com