DURRES - Një fëmijë 4-vjeçar është gjetur sot nga policia e Durrësit në rrugën e re afër kënetës. Policia ka bërë përshkrimin e të miturit dhe pas njoftimit në media, familjarët kanë identifikuar dhe marrë vogëlushin.
Policia fillimisht dha përshkrimin fizik të të miturit, që të identifikohej nga familjarët, ai është një djalë 4-vjeç, me flokë të çelur, biond.
Fëmija kishte veshur një palë pantallona të shkurtra, bluze të kuqe me mëngë të shkurtra në momentin që është gjetur.
Djali u mbajt në ambientet e policisë dhe pas apelit të bërë familjarëve, ata u paraqitën për të marrë fëmijën e humbur prej disa orësh.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com