Durrës, policia identifikon
autorin e plagosjes së 4 personave

Durrës, policia identifikon<br />autorin e plagosjes së 4 personave
DURRËS -  Një tjetër ngjarje e rëndë, me të shtëna me armë në një zonë të populluar, ka tronditur kësaj here qytetin e Durrësit. Disa orë pasi ka ndodhur, zbardhet ngjarja që tronditi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:40 në lagjen numër 17 të qytetit të Durrësit, ku 4 persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë. Policia e qytetit bregdetar ka identifikuar autorin e ngjarjes Agim Kuçi, 29 vjeç.
 
Mbrëmjen e djeshme, ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistolete duke e plagosur në krah shtetasin H.Lama, 55 vjec, banues në Durres, si dhe ka plagosur aksidentalisht 3 persona të tjerë.
 
Pas verifikimeve të bëra nga blutë e Durrësit, shkak i të shtënave me armë ka qenë një femër. Sipas policisë, një person i kishte ngacmuar kunatën autorit para 3 ditësh.
 
Mbrëmjen e djeshme, 29-vjeçari, Agim Kuçi ka qëlluar me armë në drejtim të personit që i ka ngacmuar kunatën, në një zonë tepër të frekuentuar mbëmjeve nga qytetarët, në hyrje të Durrësit, te pallatet përgjatë stacionit hekurudhor.
 
Si pasojë e të shtënave me pistoletë, kanë mbetur të plagosur 4 persona, H.Lama, 55 vjeç, Hashim Hallulli, 50 vjeç, Ilia Plaku, 65 vjeç, dhe Bujar Luku, 54 vjeç.
 
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit të Durrësit, ndërsa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
 
Policia e Durrësit ndërkaq është në kërkim të autorit të ngjarjes, ndërsa materialet iu kaluan Prokurorisë së rrethit.

TE SHTENA ME ARME NE DURRES, 4 TE PLAGOSUR, PANIK TE QYTETARET
Katër të plagosur me armë zjarri në Durrës. Ngjarja ka ndodhur sot në mbrëmje, në hyrje të Durrësit, te pallatet përgjatë stacionit hekurudhor, zonë tepër e frekuentuar mbrëmjeve nga banorët.

Të plagosurit janë: Ashim Hallulli, Ilia Plaku, Bujar Luku dhe H.Lama, të cilët janë çuar në spitalin rajonal të Durrësit jashtë rrezikut për jetën. Tek ata në spital ka mbërritur edhe policia, e cila po i merr në pyetje intensivisht, për të mësuar se me kë kanë pasur konflikte, por nde nuk ka të dhëna.

Mbetet ende mister autori, që shkaktoi shqetësim të madh në qytetin e qetë të Durrësit në kulmin e sezonit të pushimeve. Ngjarja ka shkaktuar panik tek qytetarët, pasi në këtë orë në atë zonë ka mbipopullim. Disa prej tyre janë shtrirë përtokë nga frika, për t'u mbrojtur nga plumbat.

Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët