Policia e Durrësit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Tatimeve dhe Inspektoriatin e Shëndetit Publik, ka ushtruar kontrolle në Kontrolle të ushtruara në akse rrugore dhe lokale nate, tallava për shkelje të ndryshme të ligjit.
Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar 14 shtetas për verifikim, 6 prej tyre balerina ku njëra ishte e shpallur në kërkim.
Njëra prej shtetaseve femra të shoqëruara gjatë verifikimeve rezultoi se ishte e shpallur në kërkim, pasi ishte larguar nga banesa, konkretisht shtetësia B.M. 18 vjeçe, banues në Tiranë.
Për veprime të mëtejshme iu dorëzua Efektivave të Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë.
Gjithashtu, Specialistët për Narkotikët arrestuan në flagrancë 28-vjeçarin, Behar Fjolla, banues në Tiranë, pronar në një nga lokalet ku u ushtrua kontroll.
Fjolla, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.
Fjolla është person me preçedentë penalë të mëparshëm i proceduar për veprën penale të përshtatjes së lokaleve për përdorim të lëndëve narkotike.
Policia e Durrësit informon se kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, përgjatë gjithë sezonit turistik me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë duke vënë para përgjegjësisë ligjore çdo shkelës të legjislacionit në fuqi.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO