Durrës- Porti, më shumë kroçera në sezonin turistik

Agjencitë pritëse kanë konfirmuar këto ditë nisjen e sezonit turistik me 11 kroçera, të cilat do të mbërrijnë në Durrës nga fundi i muajit maj deri në fund të muajit tetor. Numri i turistëve që do të zbresin në qytetin bregdetar për një qëndrim disaorësh pritet të kalojë 10 mijë vetë, shifër më e lartë se sa ajo e vitit 2014.
Nga agjencitë mësohet se pritet edhe konfirmimi i disa kroçerave të tjera që parashikohet të lundrojnë gjatë stinës së verës drejt Durrësit.
Pesë anije kroçerë me gjatësi mbi 180 metra secila do të kryejnë 11 lundrime gjithsej për në Durrës, në një periudhë 5-mujore. Anijet "Roterdam" dhe "Princendam" kanë gjatësi përkatësisht 236 dhe 207 metra. Kroçera "Thomson Majesty" do të mbërrijë e para më 28 maj të këtij viti, ndërsa "Princendam" do të kryejë lundrimin e fundit më 27 tetor.
Prej disa vitesh Durrësi bën pjesë në turet më të rëndësishme mesdhetare dhe kroçerat tashmë ndalojnë në portet e Shqipërisë, Italisë, Greqisë, Kroacisë e Malit të Zi. /atsh/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime