Durrës, pranga çiftit 60-vjeçar
Ajo prostitutë, ai gjente klientët

DURRES - Për të kaluar disa momente intime mes krahëve të mikeshës së tij 60-vjeçare, N. M., i së njëjtës moshë, kërkonte nga klientët 5 mijë lekë të vjetra. Dhe me sa duket ata nuk mungonin pasi përveç çiftit të të moshuarve, Policia e Durrësit po ndjek penalisht edhe 5 klientë të kapur në flagrancë.

Dy të moshuarit me banim në qytetin e Durrësit akuzohen nga autoritetet e qytetit bregdetar për prostitucion në rrethana rënduese. Shtetasja me iniciale L. V. bashkëjetonte me N. M. në banesën e këtij të fundit, në lagjen nr. 17 në Durrës, ku gruaja ushtronte edhe profesionin e ku më pas u prangos.

Nga hetimet e kryera nga forcat e rendit mësohet se ishte pikërisht bashkëjetuesi i saj që i gjente klientët, të cilët paguanin shuma nga 200 deri në 500 lekë të reja. Në momentin e arrestimit të çiftit, policia ndaloi edhe 5 shtetas të tjerë, klientë të së moshuarës, pak a shumë të së njëjtës moshë.

Bëhet fjalë për:

L.Xh., 50 vjeç, banuese në Durres
K.K., 64 vjeç, banuese në Durres
L.M., 53 vjeç, banuese në Shkoder
Q.Sh., 55 vjeç, banuese në Shijak
A.S., 70 vjeç, banues në Durres.

Policia ka vendosur t’i ndjekë ata penalisht në gjendje të lirë.

SI HILDA
Historia e çiftit nga Durrësi sjell në kujtesë atë të Hilda Breer (foto), një 80-vjeçare shumë simpatike që në të kaluarën ka qenë një yll i telenovelave argjentinase. Pasi humbi të gjithë pasurinë e saj, Hildës i duhej të jetonte me 225 euro në muaj dhe meqë nuk arrinte dot në fund të muajit, vendosi të bënte prostitutën në Gjermani.

Kështu, vendosi të punonte në shtëpi publike, meqenëse në Gjermani është gjithçka legale, ku disa klientë kërkonin një grua të moshuar. Për të bërë seks me Hildën duhet paguash 140 euro, nga të cilat 60 i shkojnë menaxherit të klubit dhe taksa shtetit. Hilda ka treguar se “kryesisht vijnë zotërinj të moshës së mesme që dëshirojnë një grua eksperte”.

Duke bërë një krahasim të shpejtë me historinë që vjen nga Durrësi, mosha e klientëve përputhet me ata të Hildës. I vetmi dallim është pagesa: nëse Hilda kërkon 140 euro, 60-vjeçarja durrsake përfiton vetëm 5 mijë lekë të vjetra. Dhe përsëri nuk arrin të nxjerrë bukën e gojës.

(im/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime