Policia ka arrestuar 31 vjecarin Gëzim Kajnon, autorin e vrasjes në Durrës, të ndodhur mbrëmjen e së martës. Kajno është pronari i lokalit ku mbeti i vrarë Asllan Kërtusha. Pak orë pas saj policia ka hedhur dritë mbi rrethanat e krimit, kjo dhe falë regjistrimeve të kamerave të sigurisë së lokalit.
Pas kqyrjes së tyre rezulton se Asllan Kërtusha është vrarë nga pronari Gëzim Kajno. Ky i fundit, së bashku me kushëririn e tij Bledar Kajno, i cili mbeti i plagosur, janë konfliktuar me Kërtushën jashtë ambientit të lokalit.

(Gëzim dhe Bledar Kajno)

(Viktima Asllan Kërtusha)
Gjatë konfliktit fizik, Gëzim Kajno ka goditur më qytën e pistoletës në kokë Kërtushën dhe si pasojë e një shkrepje të pavullnetshme të armës së zjarrit e ka plagosur në krah.
Po me të njëjtën pistoletë, pronari i lokali Gëzimi ka qëlluar mbi Asllan Kërtushën duke i shkaktuar plagë të mëdha në trup, si pasojë e të cilave, 30 vjeçari ka gjetur vdekjen pas mbërritjes në Reanimacionin e spitalit të Durrësit.
Policia ka vënë më herët në pranga të plagosurin Bledar Kajno i cili akuzohet për “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim. Dëshmitarët e kësaj ngjarjeje të rëndë kanë rrëfyer ne polici edhe motivin që çoi në konfliktin me armë. Sipas dëshmive, viktima Asllan Kërtusha kishte disa orë që konsumonte alkool në lokalin e Gëzim Kajnos dhe së fundmi po bezdiste edhe klientët e tjerë duke sharë dhe përplasur gotat në tavolinë.
Pas ndërhyrjes së pronarit të lokalit dhe nipit të tij situata është tensionuar dhe ka nisur përplasja verbale e cila pasoi edhe përplasjen me armë në ambientet e jashtme.
Burimet pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se viktima ishte një personazh i njohur për policinë pasi ishte arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale. Kërtusha rezulton të jetë kushëriri i Denis Shtrazës, i dyshuari për vrasjen e Gazmend Çollakut në ditët e para të janarit.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com