DURRËS- Një foshnje 2 muajshe e seksit mashkull ka ndërruar jetë këtë të martë në qytetin bregdetar të Durrësit.
Dyshimet paraprake janë se fëmija mund të ketë vdekur nga i ftohti, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore pritet të thotë fjalën e saj për këtë rast pas dy javësh.
Mësohet se foshnja ditët e ftohta të janarit është marrë nga ëma për të lypur pranë portit pasi kjo periudhë përkon edhe më lëvizjen e emigrantëve.
Foshnja ka shfaqur shqetësime këtë të hënë dhe është dërguar në spital nga ku më pas e kanë nxjerrë.
Familja e Ermal Bajramit jeton në një banesë pranë portit, ku prej kohësh mungon ngrohja.
Pamjet që sjell kamera e Report tv nuk kanë nevojë për shumë koment. Vetë i ati i viktimës rrëfen me detaje momentin kur mori vesh së fëmija kishte ndërruar jetë.
‘’Kemi qëndruar deri në 4 të mëngjesit me të. Më pas u ngritëm në 8 të mëngjesit, ku pamë që kishte ndërruar jetë. Ne jetojmë në kushte të ëvshtira. Na ndihmuan të tjerët. Ai ishte ftohur, e çuam për ta vizituar, na dhanë një shurup, u përmirësua pak. Por më pas ndërroi jetë. Unë mendoj se ka ndodhur për shkak të kushteve, ne s’kemi ngrohje’’, -u shpreh babai i foshnjes.
Më anë të një njoftimi për shtyp policia e Durrësi njoftoi se fëmija ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
[gallery]20774[/gallery]
Redaksia Online
(XH.K/B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO