Partitë e së majtës në Durrës bëjnë paqe dhe miratojnë buxhetin e bashkisë për vitin 2017. Me 32 vota pro ëhstë miratuar buxheti, të cilit iu shtuan edhe disa propozime nga ana e LSI-së.
Propozimet në fjalë nuk janë rritje pazari, siç u shpreh kryetarja e grupit të LSI-së, por propozime për infrastrukturën rrugore, mjedisin dhe bujqësinë.
Në miratimin e projektbuxhetit nuk morën pjesë 11 këshilltarët e pranishëm në mbledhje të partisë demokratike.
Pak para hedhjes për votim të projektbuxhetit nga ana e partisë demokratike ëhstë kërkuar që të ketë diskutime nga 2-3 anëtarë të tjerë të saj, pas fjalës që mbajti këshilltari demokrat Shkelqim Fortuzi.
Kreu i këshillit bashkiak Alban Ramohitaj tha se diskutimet u bënë nga Fortuzi në emër të grupit. Në kushte të tilla duke qenë se nuk u lejuan të flasin Këshilltarët e PD-së me në krye Armand Telitin kanë braktisur mbledhjen duke lëshuar akuza në drejtim të kryetarit të këshillit bashkiak.
Kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako pas miratimit të buxhetit është shprehur se ky buxhet është buxheti më i kompletuar pasi mer përsipër investime të rëndësihme në infrastrukturë, arsim, shërbime sociale si dhe e kthen qytetin në një qytet mjaft të frekuentuar nga vizitorë vendas dhe turistë të huaj.
Shuma e buxhetit për vitin 2017 është rreth 43 milion dollarë dhe pjesa më e madhe shkon për infrastrukturën e përgjithshme, ndërtimin e një shkolle dhe rikonstrksionin e disa të tjerave si dhe rehabilitimin e shesheve në zona të ndryshme të qytetit.
Një muaj pasi këshilli bashkiak i Durrësit dështoi të miratonte buxhetin, për shkak të abstenimit të këshilltarëve të LSI-së, një muaj më pas përfaqësuesit e kësaj force politike thanë se u morën në shqyrtim dhe propozimet e tyre.
Buxheti i vitit 2017 për bashkinë e Durrësit parashikon investime në infrastrukturën rrugore, ujësjellës-kanalizime, ndërhyrje në rrugët dhe trotuaret e qytetit si dhe shtimin e hapësirave të gjelbra.
Redaksia Online
l/q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO