Durrës- Një person ka humbur ndjenjat në qytetin e Durrësit mbrëmjen e sotme (11 Tetor), në rrethana ende të paqarta, teksa është gjetur nga qytetarët dhe i është dhënë ndihma e parë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen nr. 6 të qytetit.
Në videon që është siguruar nga Report TV dhe Shqiptarja.com, duket qartë momenti teksa ekipi mjekësor i urgjencës së spitalit ka mbërritur me ambulancë dhe merr me barelë burrin e moshës mbi 50 vjeç, për ta dërguar për mjekim të specializuar.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Në vendngjarje shihen edhe disa qytetarë, teksa mbeten të paqarta shkaqet e ngjarjes dhe rrethanat. Policia po bën edhe verifikimet e rastit. Gjithashtu nuk ka ende informacione për gjendjen e mëtejshme shëndetësore të qytetarit.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Hajde ekip mjeksor pa uniforme hajde. Me kostum sportiv, si me pas qen bo gati me ik me lujt futboll ????♂️
Përgjigju