Durrës/ Sanitarja vjedh banesën e pronarit ku punonte, në ndihmë i shkojnë dy vëllezër! Kopjoi çelësin dhe i informoi për lëvizjet e familjes (VIDEO)

DURRËS- Një 33-vjeçare e cila punonte në një banesë në Durrës si sanitare është arrestuar për vjedhje. Në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtori i saj, një 42-vjeçar F.H., ndërsa vëllai i tij A.H. 36 vjeç, është shpallur në kërkim.

Sanitarja është përpjekur që të mos lënë gjurmë nga skema e vjedhjes, por pronari i banesës, Sh.Gj. 59 vjeç, sapo ka konstatuar se në banesë i mungojnë para ka bërë kallëzimin në Policinë e Durrësit.

Sanitarja ka përvetësuar një çelës të banesës duke i bërë kopje. Këtë kopje ia ka vënë në dispozicion dy vëllezërve dhe këta të fundit i ka njoftuar kur në shtëpi nuk kishte asnjë prej anëtarëve të familjes që e kishin punësuar si sanitare. Vëllezërit kanë vjedhur nga banesa një unazë dhe një varëse floriri si dhe një shumë parash.

"Strukturat Hetimore të Komisariatit të Policisë  Durrës, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi Sh. Gj., 59 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës, se në banesë i kishin vjedhur pa thyerje dyshohet nëpërmjet çelësit të derës, një shumë parash dhe bizhuterisht, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e këtij rasti. Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, në bashkëpunim me Prokurorinë  është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, mekanizmi i vjedhjes dhe identifikimi i autorëve të dyshuar.

Në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit policor të koduar “Kopja”  është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve: F.H., 42 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës dhe  E.K, 33 vjeçe, banuese në lagjen nr. 11, Durrës. Si dhe u  shpall në kërkim shtetasi A. H., 36 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, ku vijon puna për kapjen e  tij.

Nga veprimet profesionale hetimore disa ditore, bazuar dhe në inteligjencën policore, kqyerjen e kamerave dhe veprimeve të tjera proaktive,  dyshohet  se shtetasja E. K., duke qenë se punonte si sanitare në banesën e shtetasit Sh.Gj,  ka siguruar kopje të çelsit të banesës  dhe ua ka dhënë vëllezërve E. H dhe A. H., si dhe i ka informuar për mos prezencën e familjarëve në banesë", njofton policia. 

Njërin prej vëllezërve, A.H., policia nuk e ka arrestuar dot. Ndërkohë, në banesën e vëllait tjetër, F.H., janë gjetur edhe varësja e floririt, unaza dhe paratë e vjedhura të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale bashkë me një makinë që kanë përdorur ditën e vjedhjes.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/09/2024 01:53

    Jepjani te plote emrin pastrueses,t'a dine te gjithe qe te mos e punesojne me kete hajdute.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?