DURRES -
Një hotel në vendin e njohur si “Ura e Dajlanit” në Durrës ishte bërë baza e një bande që shfrytëzonte disa vajza për prostitucion në shuma prej 1 mijë deri në 10 mijë lekë. Policia e qytetit bregdetar gjatë operacionit të koduar “Klienti” ka vënë në pranga 7 persona, ndërsa një i tetë është shpallur në kërkim. Një ndër klientët që është proceduar penalisht nga policia është edhe një 14-vjeçar shqiptar, por që jetontë në Zvicër. Është Policia e Durrësit e cila ka bërë të ditur se, të arrestuarit janë: Dorian Cakrri, 21 vjeç, Armando Tahiri, 17 vjeç, Adenis Selimi, 24 vjeç, Veljan Mazniku, 21 vjeç, Sonila Ymeri, 30 vjeçe, Malvina Skurra, 17 vjeçe dhe Luljeta Preza, 22 vjeçe. Ndërkaq, Mateo Dule është vënë në kërkim nga policia pasi ka shpëtuar. Të gjithë personat e arrestuar janë nga qyteti i Durrësit dhe ishin vënë nën hetim prej 2 muajsh.
Arrestimet e policisëPas dy muajsh hetimet dhe pasi kishin siguruar prova të mjaftueshme, Policia e Durrësit dje ka finalizuar operacionin “Klienti”. 8 persona, kryesisht të rinj janë vënë në pranga, pasi gjatë verës i kishin ofruar pushuesve seks në këmbim të parave, që varionin nga 1 mijë deri në 10 mijë lekë, kjo në varësi të shërbimit dhe të vajzës që zgjidhej. I gjithë aktiviteti i jashtëligjshëm zhvillohej në dy pika të qytetit të Durrësit, tek një hotel në zonën e urës së Dajlanit dhe një tek stacioni i trenit.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Shtator 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) Kështu pushues nga Shqipëria, por edhe nga Maqedonia, Zvicër, apo shtete të tjera kishin qenë klientë të bordellos në qytetin bregdetar. Veljan Mazniku, 21 vjeç, mësohet se ishte menaxheri i hotelit, ndërsa të rinjtë Dorian Çakrri, 21 vjeç, Armando Tahiri, 17 vjeç, Adenis Selimi, 24 vjeç dhe Mateo Dule ishin tutorët e vajzave që ushtronin prostitucion, Sonila Ymeri, 30 vjeçe, Malvina Skurra, 17 vjeçe dhe Luljeta Preza, 22 vjeçe. Hetimi ndaj këtij grupi kishte nisur kur policia në rrugë operative kishte marrë informacione për veprimtarinë e jashtëligjshme që po ushtronin.
Ndëshkim klientëvePor policia nuk është mjaftuar vetëm me arrestimin e atyre që ushtronin prostitucion, por ka vënë nën hetim edhe disa klientë të cilët ishin aty në kohën ku është zhvilluar aksioni. Klientët mësohet se, ishin pushues të ndryshëm, njëri prej të cilëve nga Maqedonia dhe një tjetër fëmijë i mitur, që banonte në Zvicër. Të akuzuar për “Dhënie shpërblimit për perfitim të prostitucionit” janë duke u hetuar në gjendje të lirë: R. S., 47 vjeç, banues në Maqedoni, Ç. C., 23 vjeç dhe A. N., 17 vjeç, të dy banues në Durrës dhe 14-vjeçari me inicialet J. M., banues në Zvicër. Ndërkaq nën akuzën e “Moskallëzimit të krimit” është vënë 43-vjeçarja me inicialet Dh. Xh., nga Durrësi.
Të arrestuarit:Dorian Cakrri 21 vjec banues në Durrës
Armando Tahiri 17 vjeç banues në Durrës
Adenis Selimi, 24 vjec banues në Durrës
Sonila Ymeri 30 vjec banuese ne Durres
Malvina Skurra 17 vjec banuese ne Durres
Luljeta Preza 22 vjec banuese ne Durres
Veljan Mazniku 21 vjec banues ne Durres
U shpall në kërkim:Mateo Dulaj 17 vjec banues ne Durres
Këta persona akuzohen për veprat penale "shfrytëzimit prostitucioni" "ushtrim prostitucioni" "vënia në përdorim e ambienteve për ushtrim prostitucioni" dhe "moskallzim krimi".
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Marrëveshje në Ohër, po shkojnë Kosova e Serbia drejt pajtimit përfundimtar?
-
Po
49%
-
Jo
37%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1987
Lajme të tjera
-
Borrell: Vendimi i Hagës për Putinin është një pikë kthese
20 Mars, 11:16
-
Kandidatët për kryebashkiakë, Balla: Qerim Ismailaj konfirmohet në Mallakatër! Subashi i Fierit, një prej më të mirëve në vend
20 Mars, 11:16
-
Kërkon lirinë pas njohjes së kohës së paraburgimit, shtyhet senaca për ish-ministrin Tahiri
20 Mars, 11:14
-
Borrell njofton ministrat e BE-së për rezultatet e takimit të Ohrit për dialogun Kosovë-Serbi
20 Mars, 11:13
-
‘Vendoret’, Balla: PS ka punë shumë të madhe se nxjerr kryebashkiak jo thjesht kandidat! Ja kur do i ketë selia rozë gati garuesit për zgjedhje
20 Mars, 11:10
-
Arrestimi i kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, Partia Socialiste: Nuk marrim në mbrojtje askënd, përgjegjësia personale
20 Mars, 11:07
-
Lezhë/ Kamionët u rrezikojnë jetën dhe u kalojnë pranë shtëpive, banorët në Mamurras bllokojnë rrugën prej 5 ditësh: S’do i lejojmë të kalojnë, bashkia të gjejë zgjidhje
20 Mars, 10:57
-
Çerdhe prostitucioni në qendër masazhi pranë shkollës 'Petro Nini' në Tiranë, 4 të reja në pranga! Njëra prej tyre administratore
20 Mars, 10:51
-
Samiti në Moskë, mediat: Xi Jinping do të telefonojë Zelensky pasi të flasë me Putinin
20 Mars, 10:47
-
Mori çmimin e madh në Big Brother Vip Kosova, por surprizën më të madhe Stresi e mori nga Sali Berisha! Ja 'dhurata' e tij
20 Mars, 10:39
-
Aksidenti ku mbeti viktimë polici në Patos, arrestohet 27-vjeçari
20 Mars, 10:32
-
Valle shqiptarësh, kurbane, refuzim, namaz, amnisti dhe propagandë: Si rrodhi vizita e Sulltan Mehmetit V në trevat shqiptare më 1911
20 Mars, 10:24