Report Tv mëson se policia e Durrësit ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge. Në njoftimin e shkurtër për mediat, policia nuk jep informacione mbi sasinë e lëndës së kapur dhe rrethanat në të cilat është sekuestruar lënda narkotike. Të arrestuar janë 3 persona, të cilët janë identifikuar me iniciale si A.C, E.K, dhe M.A.
Njoftimi i plotë:
Durrës
Në kuadër të një plan operacioni, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A.C, E.K, dhe M.A, për veprën penale trafikimi i narkotikëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.