Durrës, sekuestrohen 300 rrënjë kanabis në një zonë të pyllëzuar, 2 në pranga, 2 në kërkim

Policia e Durrësit ka sekuestruar 300 rrënjë kanabis sativa, ndërsa në pranga janë vënë dy persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Kontrollet e policisë u zhvillluan për disa orë bë këmbë në fshatin Bizë. "Në një ambient të hapur, të pyllëzuar, konstatuan një rast të kultivimit të kanabisit dhe vunë në pranga shtetasit R.S., 55 vjeç dhe S.D., 58 vjeç, banues në Lalëz dhe Draç", thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, policia shpalli në kërkim shtetasin G.B., banues në Bizë, Durrës. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi B.P., 46 vjeç, me detyrë Kryeplak i fshatit Bizë.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, duke kontrolluar dhe zonat më të largëta, duke përdorur edhe flotën e dronëve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen