DURRËS - Një sherr është regjistruar në një lokal në Durrës ditën e djeshme (27 tetor).
Një 39 vjeçar me iniciale A.L., pronari i lokalit pas konfliktit me kushëririn e tij, 28-vjeçar me iniciale L.L. e ka goditur me sende të forta këtë të fundit.
Fatmirësisht, plagët e marra nuk i kanë rrezikuar jetën. Nuk dihet ende shkaku se për çfarë janë konfliktuar.
Policia arrestoi 39-vjeçarin si dhe procedoi penalisht dy vëllezër, Xh. L., 48 vjeç dhe Sh. L., 45 vjeç të cilët u përfshinë në konfliktin me kushërinjtë e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale "Dhuna në familje".