RRUSHKULL (DURRËS) - Plagosen me armë zjarri babë e bir. Ngjarja ka ndodhur në Rrushkull të Durrësit, ku kanë mbetur të plagosur me armë zjarri babë e bir, Gjon dhe Renato Zefi, 54 dhe 20 vjeç.
 
Autor i ngjarjes dyshohet xhaxhai i Renatos, Petref Zefi, 50 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka shkak një konflikt për motive të dobëta mes fëmijëve të palëve.
 
Vijon puna për kapjen e autorit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)