DURRES - Përpjekja për shembjen e një bunkeri më qëllim përvetësimin e hekurit ka rezultuar fatale për një 67 vjeçar nga Durrësi. Nikoll Ndoca nga fshati Rina i këtij qyteti, në mënyrë të papritur e ka gjetur veten poshtë një elementi prej betoni të cilin i moshuari po përpiqej ta shembte më mjete rrethanore.

Ndoca u mor nga kalimtarët e rastit për tu transportuar drejt Spitalit Rajonal, por humbi jetën gjatë rrugës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ndërsa konstatohet se kërkesat për shkatërrimin e bunkerëve për të përfituar hapësira dhe hekur për ndërtim, kanë bërë që shumë persona të rrezikojnë dhe jetën.

(Gre.M/Shqiptarja.com)