DURRËS - Shkon në 2 ton sasia e lëndës narkotike të llojit kanabis sativa, e sekuestruar mbrëmë në Portin e Durrësit. Kanabisi ishte fshehur në një kamion që kishte për destinacion Italinë dhe është gjetur gjatë një kontrolli në terminalin e trageteve në Durrës. Ndërkaq mësohet se vijon peshimi i lëndës narkotike.

Kamioni me targa SU 0172 SB dhe ajo e rimorkios SU 0094 SB, mësohet se drejtohej nga Aco Nikolovski.

Burime nga Policia Kufitare e qytetit bregdetar kanë bërë të ditur se, lënda narkotike është gjetur gjatë një kontrolli të rastësishëm dhe nuk kishte informacione paraprake.

Kanabisi do të trafikohej drejt Italisë dhe ishte fshehur në mobiliet që do të çoheshin në vendin përtej Adriatikut.
 
Lajmi fillimisht u publikua më 7 prill

Redaksia online
(e.s/ac/shqiptarja.com)