DURRËS- Qytetari A.H., 40 vjeç është kapur në flagrancë në vendin e quajtur "Mbiklaimi i Sukthit" në Durrës pasi shpërndante kokainë. Policia ka ndaluar automjetin me të cilin ai po lëvizte dhe ka gjetur 18,5 gr kokainë, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga kontrolli në banesën e tij u gjet edhe një peshore elektronike me të cilën ai peshonte drogën që shpërndante. Arrestimi i tij u bë pas informacioneve nga banorët e zonës. Operacion policor antidrogë i koduar "Sukthi" mundësoi goditjen e shpërndarjes së drogave të forta.
Komento