SHKODËR- Një 27-vjeçar është ndaluar nga Policia Kufitare në pikën doganore të Muriqanit pasi është kapur në tentativë për të kaluar një sasi prej 20 kilogramë kanabis. I arrestuari është D.K banues në fshatin Kçar i Poshtëm -Demiraj, Malësi e Madhe.

Nga kontrolli i  imtësishëm i ushtruar mjetit që drejtohej nga 27 vjeçari, shërbimet e Policisë Kufitare  gjetën  të fshehur dhe sekuestruan të gjithë sasinë e kanabisit.

Policia njofton se në saj të sezonit turistik dhe fluksit të madh të pushuesve, janë shtuar masat e kontrollit. Me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë që mund të zhvillohet në pikat e kalimit si pasojë e fluksit të madh gjatë sezonit turistik veror, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm një mjet të dyshuar se mund të transportonte lëndë narkotike.

Ndërkohë i arrestuari akuzohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë.