Rreth  21 kg kanabis janë kapur  në Portin e Durrësit, e fshehur në sarbatorin e makinës. Droga kishte si destinacion Italinë ndërkohë në pranga ka rënë 44 vjecari Saimir Dervishi. 

Policia Kufitare e Durrësit ka parandaluar një rast të trafikut të drogës drejt Italisë. Gjatë operacionit të organizuar për goditjen e këtij rasti, janë sekuestruar rreth 21 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Policia arrestoi shtetasin Saimir Dervishi banues në Vlorë, i cili kishte fshehur drogën në makinën e tij tip Citroen me targa AA 384 MZ.

droga durres
 
44 vjeçari Dervishi e kishte fshehur sasinë e lëndës narkotike në sarbatorin e makinës, të cilin e kishte përshtatur pikërisht për të transportuar drogën pa rënë në gjurmët e policisë.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)