Një 52-vjeçar me inicialet F.H,ka humbur jetën ditën e stotme pasi është përplasur nga treni i linjës Tiranë-Durrës në zonën e Sukthit. 

Viktima, banues në Sukth, ka tentuar të kalojë mbi shina kur është goditur nga treni. 

Ai ka humbur jetën në vend si pasojë e përplasjes së fortë. 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar mashinistin e trenit i cili po merret në pyetje për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Njoftimi i plotë i policisë:
Durrës.
 
Informacion paraprak.
 
Më datë 13.09.2017, rreth orës 15:10, në Sallmone, në linjën hekurudhore Durrës –Vorë, tek nënkalimi hekurudhor treni ka përplasur shtetasin F.H. 52 vjeç, banues në Sukth.

Fatkeqësisht shtetasi I mësipërm ka ndërruar jetë.
 
Mashinisti ndodhet në vendngjarje dhe do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
 
Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.
(4:19:44 PM) info per aksidentin me tren



Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com