Durrës - Një 28-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi tentoi të efektivin e Rrugores.
I riu banues në Tiranë u kap duke përdorur celularin teksa ishte duke lëvizur në Rrugën e Doganës.
Sipas policisë deri më tani të 32 drejtues automjetesh janë arrestuar ose nën hetim për këtë veprimtari kriminale.
“Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit i bënë shenjë ndalimi, në Rrugën e Doganës, automjetit me drejtues shtetasin E. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap duke përdorur celularin.
Për të shmangur masën administrative për këtë shkelje, ai iu ka ofruar punonjësve të Policisë, një shumë lekësh.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për 28-vjeçarin, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Komente








