Durrës, theu rregullat e lëvizjes
në BE,i jep 20 € policit,arrestohet

DURRËS-Policia ka ndaluar dy persona për mitdhënie. Sipas policisë lokale, Stavro Potka 51 vjeç nga Korça është ndaluar në Maminas pasi drejtonte automjetin pa targa.
 
Me qëllim për t'iu shmangur masës administrative Potka ka tentuar ti ofrojë shumën prej 5 000 lekësh punonjësit të policisë me qëllim që të mos gjobitej, por është arrestuar për korrupsion.
 
I arrestuari i dytë është Ferdinant Metushi 53 vjeç, banues në Elbasan.
 
Metushi në Pikën e Kalimit Kufitar në Durrës teksa po përgatitej për të udhëtuar në Itali në momentin e dhënies së pasaportës, punonjësit të policisë i ka futur në brendësi të pasaportës 20 €.
 
I ndaluari ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare pasi kishte kaluar ditët e qëndrimit për të shkuar në Europë duke thyer rregullin e lëvizjes së lirë në BE.
 
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Korrupsioni aktiv I personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar në nenin 244 të Kodit Penal.

aksion policia durres
Kartëmonedha 20 euroshe dhe pasaporta e Ferdinant Metushit, që tentoi të korruptonte policin

5 mije leke policise rrugore
500 lekët që shoferi Stavro Potka tentoi t'i japë policit në Maminas

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi