Durrës- Tragetet, rritet numri i udhëtarëve në prag të festave të fundvitit
DURRES, 22 dhjetor/ATSH-G. Kabashi/. – Gjatë fundjavës së kaluar në portin e Durrësit kanë mbërritur me tragete më shumë se 9.600 udhëtarë me 2100 autovetura gjithsej. Afrimi I festive të fundvitit pritet ta rrisë numrin e udhëtarëve në port, ndërsa Autoriteti Portual ka marrë masa konkrete për përmirsimin e cilësisë së shërbimeve gjatë këtyre ditëve. Sipas […]
DURRES, 22 dhjetor/ATSH-G. Kabashi/. - Gjatë fundjavës së kaluar në portin e Durrësit kanë mbërritur me tragete më shumë se 9.600 udhëtarë me 2100 autovetura gjithsej. Afrimi I festive të fundvitit pritet ta rrisë numrin e udhëtarëve në port, ndërsa Autoriteti Portual ka marrë masa konkrete për përmirsimin e cilësisë së shërbimeve gjatë këtyre ditëve.
Sipas burimeve portuale, të shtunën në Durrës mbërritën 6 tragete nga Bari dhe një tjetër nga Ankona. Përveç të njejtit numër tragetesh nga Bari dhe Ankona të dielën mbërriti edhe një tragete tjetër nga Brindizi.
Nga të njejtat burime mësohet se numri I trageteve këto ditë është trefishuar në krahasim me ditët normale e po ashtu edhe numri i udhëtarëve dhe automjeteve.
Tre nga tragetet që mbërritën të dielën kanë sjellë në Durrësë më shumë se 1000 udhëtarë secili-thanë burimet, duke shtuar se të gjitha kompanitë e udhëtimeve detare po zbatojnë grafikun e lundrimeve shtesë.
Përveç autoveturave, gjatë dy ditëve të fundjavës tragetet kanë transportuar edhe 372 kamionë dhe trajlera me mallra importi nga vendet e tjera drejt Durrësit.
Falë bashkëpunimit mes Autoritetit Portual, komisariatit të policisë, Kapitenerisë dhe Doganës përpunimi i udhëtarëve dhe automjeteve është kryer në një kohë tepër të shkurtër, ndërsa tragetet kanë mbërritur sipas grafikëve të parashikuar.
Në ditët e ardhshme pritet një rritje e mëtejshme e numrit të udhëtarëve dhe automjeteve që mbërrijnë me tragete në portin më të madh të vendit. /a.ke/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55.1%
-
Jo
42.4%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5969
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aboneja falas për pensionistët dhe studentët, Veliaj: Tirana si familje, që kujdeset nga më të vegjlit deri te gjyshet dhe gjyshërit
11 Janar, 13:52
-
‘Zengjini i qan hallin fukarait’, Veliaj-opozitës për çmimet e pronave: Këtyre që ulërasin poshtë Bashkisë, s'u numërohen vilat me gishtat e njërës dorë
11 Janar, 13:44
-
Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës
11 Janar, 13:37
-
Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë
11 Janar, 13:28
-
Zaloshnja: A do të jenë përsëri partitë e reja 'flakë kashte'?
11 Janar, 13:25
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Negociatat për ndryshimet në Kod, Celibashi: Të rishikohet pagesa për kthimin e votës së diasporës! Votim elektronik vetëm në disa qendra në Tiranë
11 Janar, 13:09
-
Nënshkruhet marrëveshja për rijetëzimin e Kalasë së Elbasanit, Rama: Siguron vizitorë të shumtë! 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Ndodh fenomeni i rrallë i reshjeve në formë akulli! Mos i humbisni këto pamje fantastike nga Puka
11 Janar, 12:57
-
Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet
11 Janar, 12:34
-
Lutfi Dervishi: Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?
11 Janar, 11:56
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47