Janë nisur sot në mëngjes 900 pasagjerët të cilët kishin planifikuar të udhëtonin me tragetin Ionis, i linjës Durrës - Bari, por ky i fundit pësoi një avari mbrëmjen e djeshme. Ionis gjatë kthimit nga Bari pësoi një avari në portën hyrëse, e cila është shkëputur. Pas mbërritjes në port, trageti është ankoruar jashtë terminalit.

Pas mbërritjes në port, trageti u ankorua jashtë terminalit. Si pasojë e shkëputjes së portës hyrëse mbetën pa zbritur në port edhe disa pasagjerë që kanë udhëtuar nga Bari në drejtim të Durrësit.
Si pasojë e avarisë së krijuar, trageti Ionis nuk u lejua që të vazhdojë udhëtimin e planifikuar, dhe të gjithë pasagjerët që kishin prerë biletat iu shty udhëtimi.
Lajmi u publikua në 26 gusht 23: 35 dhe u përditësua në orën 15:02, 27 gusht
(sg/ d.b/shqiptarja.com)