DURRES - Autostrada Tiranë Durrës është bllokuar për 2 orë si pasojë e një përplasjes së dy automjeteve dhe një kamioni të tonazhit të rëndë. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Maminasit. Si pasojë është krijuar 11 km radhë automjetesh nga mbikalimi i Shën Vlashit deri në Sukth. Sipas policisë nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëmtim të rrugës dhe bllokim të autostradës.
Kamioni i tonazhit të rëndë ka qenë i ngarkuar me qymyr dhe pas një manovrimi të gabuar eshët përplasur me 3 autoveturat, një “Fiat”, një “Benz” dhe një “BMV”, të cilët i ka nxjerrë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor.
Mjetet e rënda janë kanë bërë të mundur drejtimin e kamionit të kthyer përmbys dhe nxjerrjen e 3 autoveturave nga kanali.

(Në foto:Trajleri i përmbysur në autostradën Durrës-Tiranë) Foto të tjera

(Në foto: Radha e shkaktuar si pasojë e aksidentit në autostradën Durrës-Tiranë) Foto të tjera
Redaksia Online
(e.c/a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO