Durrës/ Tre të rinjtë hidhen në det për të nxjerrë kryqin, fituesi: Është një bekim i madh, të ftohtin e përballojmë me besim

Besimtarët ortodoks kanë festuar paraditen e sotme ditën e ujit të bekuar në qytetin e Durrësit, ku u organizua hedhja e kryqit në ujë. Mesha nisi në Kishën ortodokse “Apostull Pavli dhe Shen Asti” dhe më pas besimtarët iu drejtuan portit të Durrësit. Dhjetra besimtarë dhe qytetarë ishin të pranishëm për të parë hedhjen e kryqit në ujë. Sipas zakonit, të rinjtë sfiduan të ftohtin dhe u hodhën në ujë, me qëllim fitimin e trofeut. Nikolla Bici, 30 vjeç, arriti të sfidojë të ftohtin dhe të hidhet në det për të kapur kryqin. 30 vjeçari u shpreh se për të ishte hera e parë dhe se pavarësisht të ftohtit, besimi dhe dashuria për Perëndinë e sfidojnë çdo temperaturë dhe mot.

"Është një bekim i madh një forcë e madhe. E përballon njeriu , bën kryqin beson dhe kaq" ka thënë një nga djemtë që u hedh në detin e Durrësit.


Lajmi kryesor:

Dita e Ujit të Bekuar/Të rinjtë e krishterë sakrificë për të kapur kryqin, sfidojnë temperaturat nën zero dhe hidhen në ujë (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg