DURRËS - Humbet për disa minuta një fëmijë 6 vjeç, i cili rreth orës 20:20 minuta i është dorëzuar familjes nga ana e Policisë së Durrësit, e cila kishte gjetur të miturin.

Burime nga Policia e Durrësit kanë bërë të ditur se, 6-vjeçari Elidion Boboçi ishte duke shëtitur me familjen kur është shkëputur prej tyre dhe nuk i ka gjetur më.

I mituri është gjetur nga policia dhe është shoqëruar për në komisariat. Pas këtij momenti, policia ka bërë një njoftim publik.

Pas rreth 30 minutash, në ambientet e policisë kanë mbërritur edhe familjarët e 6-vjeçarit të cilët e kanë marrë atë, pasi ishin të shqetësuar për fatin e tij.

Siç ka treguar i mituri në polici, prindërit e tij ishin emigrantë në Itali dhe kishin ardhur në Durrës për festat e fundvitit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)