DURRES - Mbikalimi i Shkozetit një ndër veprat infrastrukturore më të rëndësishme të qytetit të Durrësit, është bërë pre e vjedhjes para se të inaugurohet. Persona ende të paidentifikuar kanë hequr gjatë natës një pjesë të pareteve të amortizimit të zhurmave të vendosura në këtë By-Pass.
Dëmtimi i këtij projekti është konstatuar këtë mëngjes, pikërisht kur ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto do të inauguronte finalizimin e këtij investimi që kap vlerën e tetë milionë eurove...por “surpriza” që i kishin rezervuar hajdutët ndikoi jo pak në humorin e tij. Paretet ishin vendosur anash rrugës vetëm pak ditë më parë, ndërsa ministri gjatë fjalës tij dënoi ashpër vjedhjen e tyre dhe u bëri apel banoreve te kujdesen për sinjalistikën rrugore.
"Janë bërë përpjekje serioze për të sjellë standarde në ndërtimin e kësaj vepre. Janë montuar paretet që bëjnë amortizimin e zhurmave të trafikut dhe këto paretet janë dëmtuar, që do të thotë se duhen rivendosur dhe do të thotë kosto të reja. Ndjej keqardhje për dëmtimin e barrierave nga individë të papërgjegjshëm, ndaj u bëj apel qytetarëve që të ruajnë sinjalistikën rrugore pasi dëmtimi do të thotë rrezik për jetën e njerëzve”, tha Haxhinasto.

Dikur tmerri i drejtuesve të automjeteve, sot mbikalimi i Shkozetit ka lehtësuar në mënyrë të ndjeshme qarkullimin në Unazën e Plazhit si dhe ka lidhur autostradën Tiranë-Durrës me rrugën Plepa-Rogozhinë.
Për ndërtimin e mbikalimit të Shkozetit janë investuar 8 milionë euro, prej të cilave 6,7 milion për ndërtimin e mbikalimit dhe 1,3 milionë për ndërtimin e kolektorit të ujërave të zeza me gjatësi 1,5 km.
Mbikalimi me strukturë betoni shtrihet në një gjatësi prej 100 metrash linear ndërsa rrugët hyrëse dhe dalëse të mbikalimit arrijnë një gjatësi prej 340 metrash
Redaksia Online
(g,f.Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO