“Arrest me burg” është kjo masa e sigurisë dhënë këtë të hënë për 57 vjecarin Asti Mici i cili dy ditë më parë në Jub të Sukthit vrau me kosë 52-vjecarin Ludovik Lala.

 Masa e sigurisë arrest me burg me akuzën për vrasje u dha këtë të hënë nga gjykatësja Eda Kaja .
 
Mësohet se autori e ka pranuar autorësinë dhe ka deklaruar se ndihet i penduar.

Ai ka deklaruar se nuk dëshironte të vriste por vetëm ta lëndonte.

Asti Mici
Autori Asti Mici
 
Mësohet se Ludovik Lala e Asti Mici janë përplasur dy ditë më parë për një zetor në breg të lumit.

Mici ka kërkuar që Lala të lëvizë zetorin, por ky i fundit nuk ka pranuar. Sherri i zhvilluar nën temperaturat e nxehta të ditës së sotme ka ngritur temperaturat e toneve të zërit mes dy bashkëfshatarëve që janë grindur e përplasur fizikisht mes tyre.

Kaq ka mjaftuar që Mici i cili rrëmben kosën me të cilën po kosiste barin të qëllojë në këmbë Lalën. Mësohet se mjeti prerës i kishte prekur arterien femurale dhe gjakderdhja i ka shkaktuar vdekjen e shpejtë 52-vjeçarit.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com