DURRES - Një sherr mes dy të rinjve ka përshkallëzuar deri në përdorimin e thikës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen edhe njëri prej tyre.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e plazhit në Durrës, në sektorin “Iliria”. Pas një zënke për motive banale 21 vjeçari Xhulio Leka ka goditur me thikë 15-vjeçarin, Fatos Dacin.
15-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra.
I riu ka ndëruar jetë në spitalin e Durrësit, ndërsa policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit.
Vetëm pak minuta pas ngjarjës së rëndë, forcat blu të Durrësit, kanë bërë të mundur arrestimin e autorit.
Redaksia Online
(e.s/s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com