Durrës, zbulohen detaje të reja
për kufomën e gjetur dje në det

DURRES - Ditën e martë rreth orës 16.00, në një distancë prej 21 milje nga “Kepi i Palit”, nga ekuipazhi i një peshkarexhe u konstatua një kufomë.

Anija e Rojës Bregdetare “R-117” e ka nxjerrë trupin e pajetë në breg, ndërkohë që ekspertët kanë konstatuar se kufoma është në gradë të lartë dekompozimi dhe mendohet të jetë mbytur rreth 1 muaj më parë.

Sipas të dhënave kufoma është e seksit femër, me gjatësi trupore 145 cm, mbante të veshura të brendshme të zeza si dhe një bluzë të zezë, kishte flokë ngjyrë gështenjë me gjatësi rreth 10cm, 5 dhëmbë në nofullën e poshtme dhe 1 në nofullën e sipërme.

Në trupin e viktimës nuk vihen re shenja dhune, por Policia e Durrësit po punon për identifikimin e kësaj shtetasje.

(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!