DURRES - Në prag të një vjetorit të ndarjes nga jeta, Durrësi nderoi me titullin “Qytetar Nderi” ish-deputetin demokrat Sokol Olldashi, i cili ka qenë një përfaqësues në parlament edhe i këtij rrethi.
Këshilli Bashkiak i qytetit bregdetar në unanimitet në plotë mes shumicës dhe pakicës vendosi t’i akordojë ish-ministrit të Transporteve titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin “Protagonist i mendimit dhe veprimit demokratizues gjate dy dekadave të fundit, që u shqua për guxim e qytetari në formulimin dhe promovimin e alternativave të zhvillimit dhe që u kthye në modelin e përfaqësimit të qytetarisë”
Propozimi është bërë nga këshilltarët djathtë në këtë këshill dhe ka gjetur edhe konsensusin e së majtës, teksa është votuar nga 45 përfaqësuesit në këshill.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi humbi jetën më 20 Nëntor 2013 në një aksident rrugor.
Ndërkohë që më propozim të Shoqatës Durrësi i njëjti titull vlerësues i është akorduar edhe ish-Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu.
“Pasues i një familjeje të njohur atdhetare dhe kulturore në Shqipëri që dëshmori karakter e fuqi ndryshimi duke u dhënë autoritet detyrave dhe funksioneve që ushtroi për vite”
Ky ka qenë motivacioni i akordimit të këtij titulli vlerësues të për ish-presidentin e Republikës që ashtu si Olldashi bashkoi në këshillin bashkiak përfaqësuesit e dy forcave politike në qytetin bregdetar.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO