Demokrati Ervin Salianji, ka reaguar sot në Facebook për situatën e përmbytjeve në qytetin bregdetar të Durrësit, duke e cilësuar gjendjen një pasojë të një modeli qeverisjeje që sipas tij bazohet tek propaganda dhe jo tek interesat e qytetarëve. 

"Sot Durrësi është nën ujë nga një shi i vetëm. Familje të tëra janë të braktisura, qytetarët pa asnjë ndihmë, të lënë në mëshirën e Zotit, ndërkohë bashkia dhe ministrat fshihen pas kamerave dhe justifikimeve", tha Salianji 

Në reagimin e tij, Salianji shprehet fondet publike janë përdorur për interesa klienteliste dhe jo për zgjidhjen e problemeve reale të qytetit, duke marrë si shembull tenderin e idrovoreve. 

"Tenderi i idrovorit ashtu si veliera janë bërë për të vjedhur miliona Euro dhe ndërkohë hidrovori që duhet të pomponte ujërat ka pompuar miliona Euro për xhepat e klientëve të pushtetit por nuk punon", tha Salianji

Në reagimin e tij, Salianji e lidh situatën në Durrës me modelin qeverisës të kryeministrit, duke theksuar se investimet janë orientuar drejt projekteve luksoze dhe jo drejt infrastrukturës funksionale, si rrugët, kanalet kulluese dhe veprat mbrojtëse.

"Ky është modeli i Ramës: beton për oligarkët, ujë dhe baltë për njerëzit e thjeshtë. Rrugë që çahen, kanale që nuk mbajnë, ura e sheshe luksi që nuk i hyjnë në punë askujt veç atyre që ndajnë tenderat.Ne nuk mund ta pranojmë më këtë tallje me jetët e qytetarëve. Shteti ekziston për të mbrojtur njerëzit, jo për të mbushur xhepat e pushtetit" tha Salianji, duke bërë thirrje për dhënien fund të këtij modeli. 

Deklarata e plotë e Ervin Salianjit: 

"Fotografitë e sotme janë pasqyra e vërtetë e Durrësit të qeverisur nga propaganda: miliona euro investime të dështuara, projekte fasadë, punë të bëra për të vjedhur jo për qytetarët, jo për interesin publik, por për të shpërdoruar paratë e shqiptarëve! Tenderi i idrovorit ashtu si veliera janë bërë për të vjedhur miliona Euro dhe ndërkohë idrovori që duhet të pomponte ujërat ka pompuar miliona Euro për xhepat e klientëve të pushtetit por nuk punon!

Sot Durrësi është nën ujë nga një shi i vetëm. Familje të tëra janë të braktisura, qytetarët pa asnjë ndihmë, të lënë në mëshirën e Zotit, ndërkohë bashkia dhe ministrat fshihen pas kamerave dhe justifikimeve.

Ky është modeli i Ramës: beton për oligarkët, ujë dhe baltë për njerëzit e thjeshtë. Rrugë që çahen, kanale që nuk mbajnë, ura e sheshe luksi që nuk i hyjnë në punë askujt veç atyre që ndajnë tenderat.

Ne nuk mund ta pranojmë më këtë tallje me jetët e qytetarëve. Shteti ekziston për të mbrojtur njerëzit, jo për të mbushur xhepat e pushtetit!

KËTIJ MODELI ABUZIV DUHET T’I JAPIM FUND!"