Durrësi nis përgatitjet për sezonin turistik, Shoqata e Turizmit: Qeveria të na ndihmojë me kreditë dhe pagat e punonjësve

Ende nuk ka një datë nga qeveria se kur do të hapen plazhet, por në Durrës po bëhen përgatitjet që gjithçka të jetë gati deri më 18 Maj. Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit,  Florian Tahiri në një intervistë për Report TV deklaroi se bashkia nëpërmjet një task-force do të monitorojë të gjithë situatën në plazhe.

"Më 18 Maj baret dhe restorantet do hapen do fillojë sezoni turistik anormal ne si bashki marrim përgjegjësi për menaxhimin pastrimi dezinfektimi task-forca që ngremë masat që do vijnë me distancim social operatorët turistike për të pasur një sezon turistik të mirëorganizuar në kushtet që jemi. Ne si çdo sezon ndërmarrja e komunales plazhit me 30 punëtorë ka filluar pastrimi i plazhit nga leshterikët dhe padiskutim brenda 18 Majit që të gjithë personat shëtitjen buzë detit operatorët të vendosin çadrat", tha Tahiri.

Nga ana e tyre subjektet turistike në Durrës kanë nisur të lëvizin për t'u bërë gati për sezonin veror. Në bashkëpunim me ministrinë e turizmit është përgatitur blloku me masat që duhen marrë për këtë sezon të jashtëzakonshëm.

Eduart Xhepa biznesmen në sektorin e turizmit si dhe kryetar i shoqatës së turizmit në Durrës tha se operatorët turistikë kërkojnë më tepër ndihmë nga shteti, sa i përket kredive dhe pagave.

"Ne si shoqatë turizmi kemi pas kontakte kemi marrë pjesë edhe në draftin për hapjen e restorante e hoteleve. Ato janë përcaktuar si distanca dhe del i zbardhur drafti çadrat do jenë më larg 3.5 m, tavolinat 1.5 m zvogëlohet numri i klientëve që do jenë në strukturat akomoduese keni nevojë për ndihmë shteti. Çadrat me distancat në momentin masat për plazhin. Edhe bashkitë po presin këtë draft për me dhënë lejet me dhënë plazhet me qira. Këtë muaj do fillojmë t'i sistemojmë. Normalisht gjithë këto kosto janë shpërndarë ndihma për punonjësit. Tek paketa e dytë po ecën ngadalë, punëtorët kanë nevojë për ato para. Bizneset kanë nevojë për mjete qarkulluese. Do të sugjeroja një limit lekësh në formë kredie të mund të përcaktohen me xhiron vjetore që ka subjekti", tha Xhepa.

Operatorët turistikë gjithashtu kërkojnë që një pjesë e taksave të derdhen në vitin 2021.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 05/05/2020 17:58

    Vec Birisha ban zap plazhin e Durrsin mbaresi bani Durrsin wytet me enen se ishin tan zhulsa

    Përgjigju
  • koli: 05/05/2020 17:07

    C'FARE po pregatit ti ne durres,,,aty nuk ke nje resort me 5 yje,,,,e keni mbushur vendin me pallate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana