Durrësi përkujton viktimat një muaj pas tërmetit! Të mbijetuarit nxirren nga hotelet më 3 janar, ende banorë në çadra

Një muaj pas tërmetit tragjik që shoi 51 frymë nën gërmadha, rikthimi në qytetin e Durrësit do të ishte i vështirë.

Rrënojat e pallatit 6 katësh shuan jetën e 7 personave, Roza Meçajt, vajzës së saj Dienës dhe të mbesës 8 vjeçe, Esiela; si dhe 4 anëtarë të së njëjtës familje, Eduart e Dolora Reçi e dy fëmijëve të tyre, Kristi e Klaus Reçi. Përveç kujtimeve, tashmë aty s’ka mbetur më asgjë…

Jo pak e vështirë do të paraqitej situata edhe në lagjen nr 6 në zonën e plazhit. Pallate të pabanuara, ku edhe pas një muaji, rrënojat e tyre ende nuk janë fshirë.

Shtëpi të boshatisura, familjarët e të cilave janë akomoduar në hotele, e të tjerë tek të afërmit në rrethe. Edhe pse inspektorët i kanë nxjerrë të pabanueshme, ka ende familjarë që shkojnë në këto banesa për të marrë prej andej sendet e tyre.

“Ne u shkruajtëm në Bashki për të drejtën, dhe doli shpejtë. Na dërguan në një hotel, por tani flitet se pas Vitit të Ri, më datë 3 duhet në na nxjerrin. Kërkojmë shtëpi se ka dalë edhe bonusi, por nuk i japin me kontratë. Pas datës 3 ose do rrimë në rrugë ose do vijmë të banojmë këtu në shtëpi, rrugë tjetër të tretë nuk ka. Këta që kërkojmë shtëpi na thonë sa ka dalë bonusi, por deri më 15 qershor, pas 15 Qershorit nuk të mbajnë”, shprehet një banor.

“Nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje. Ditë për ditë vijmë këtu që të shohim dhe asnjë nuk ka ardhur. Në këtë pallat nuk jeton asnjë, përveç neve që vijmë që shikojmë se jetojmë në hotel. Vijmë shikojmë shtëpinë se mos na e vjedhin. Në hotel do pritet Viti i Ri? Festohet në hotel po mos jesh në shtëpi? Asnjë gjë nuk ke, asnjë pemë, asnjë zbukurim. Festa janë këto për neve? S’janë festa. Ne duam të vijnë të shikojnë shtëpinë të fillojnë të punojnë po kanë për të punuar sepse ne duam të mblidhemi në shtëpi. Ikim nga hoteli vijmë këtu, se ne e kemi punën këtu, prandaj e duam këtu një shtëpi. Nëse nuk je mi këtu e të punojmë ne marrim fund”, thotë bashkëshortja e tij.

“Nuk dimë nëse na është miratuar bonus ii qirasë. Akoma nuk na është kthyer përgjigje. Kur ra tërmeti në shtëpi ndodhesha me gruan, fëmijët nuk ishin në shtëpi atë natë. Kemi parë vdekjen me sytë çel. Kjo është fatkeqësi. Të dy tërmetet mua më kanë zënë brenda. Edhe ai i 21 Shtatorit, por me Zotin nuk bëhet luftë. Ka dash Zoti që jemi gjatë. Një herë në 2 vjet e në 3 vite duhet të ketë grupe kontrolli. Higjiena e pallateve, për shembull si depozitat mbi çati nuk duhet të jenë, duhet të hiqen sepse janë shkaktarë kryesorë”, shprehet një tjetër banor.

Inspektimet në qarkun e Durrësit vijojnë çdo ditë, e ndërsa në terren vijojnë inspektimet 60 inxhinierë shqiptarë, si dhe dy ekipe të huaja çeke e franceze.

Gjithsej në të gjithë qarkun deri më tani janë shembur 51 objekte, e ndërsa për 90 të tjera puna për tu shembur do të vijojë në ditën në vijim.

Për qindra banorë të mbetur në mëshirë të fatit, e sidomos për ata familjarë që kanë zgjedhur të qëndrojnë pranë banesave të tyre, edhe pse të rrënuara, janë ngritur 1320 çadra dimërore, duke i zëvendësuar me ato të ngritura pak ditë pas tërmetit të 26 Nëntorit. Inspektorët kanë shpallur sit ë pabanueshme mbi 2 mijë objekte në qarkun e Durrësit, e ndërsa për 1310 familje, Këshilli Bashkiak Durrës u ka miratuar bonusin e qirasë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës