Durrësi 'pushtohet' nga plehrat, drejtori i pastrimit: Për disa ditë do i depozitojmë në Sharrë, Manza s'ka më hapësirë (VIDEO)

Qyteti i Durrësit është 'pushtuar' nga plehrat dhe mbeturinat, ku në pamjet e siguruara nga Report Tv duket qartë se të gjithë koshat janë të tejmbushur dhe pa pastruar. Kjo situatë është krijuar pas mbylljes së vend-depozitimit të mbeturinave në Porto Romano.

Drejtori i pastrimit të plazhit, Alfred Luli gjatë një bisede telefonike me gazetarin e Report TV ka deklaruar se është arritur akordi me subjektin në Sharrë për të depozituar mbetjet për disa ditë aty.

Pas mbylljes së vend-depozitimit të mbeturinave në Porto Romano, Bashkia Durrës vendosi t'i dërgojë ato në Manëz. Por protesta e mbrëmshme e banorëve dhe fakti se ajo fushë është ezauruar dhe nuk ka më hapësirë ka bërë që për disa ditë ato të dërgohen në landfillin e Sharrës. Aktualisht nuk po dërgohen më mbetje në Manzë pasi nuk ka më hapësirë.

Ndërkohë Bashkia e Durrësit për t'i dhënë zgjidhje përfundimtare problemit të mbetjeve pret një fond shtesë nga Ministria e Financave.


Lajmi kryesor:

Durrësi 'pushtohet' nga plehrat, dërgohen në Manëz, banorët në protestë! Durrsakët u vendosin flakën kazanëve të mbeturinave


I.K/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja