Në "valën" e sezonit turistik rrugët e qytetit të Durrësit vijojnë të jenë të mbushura me plehra.
Inceneratori iu ka mbyllur derën kamionëve me plehra të Durrësit. Shkak për këtë është bërë edhe prishja e marrëveshjes mes operatorit të impiantit dhe qeverisë për shkak të pagesave.
Duke iu mbyllur derën kamionëve, operatori ushtron presion mbi qeverinë që të firmosë marrëveshjen.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Durrësi përpunon rreth 200 ton mbeturina në ditë dhe që prej vitit të kaluar kur u mbyll Porto Romano, bashkia u fut krizën e menaxhimin e mbetjeve. Këshilli Bashkiak i Durrësit në një mbledhje online zhvilluar këtë të enjte vendosi që ti kërkojë qeverisë subvencion për trajtimin e mbetjeve.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)