Këshilli Bashkiak i Durrësit në një mbledhje online zhvilluar këtë të enjte vendosi që ti kërkojë qeverisë subvencion për trajtimin e mbetjeve. Në relacionin e siguruar nga Report tv thuhet:
"Të kërkohet nga Qeveria Shqiptare miratimi i subvencionimit të plotë të tarifës hyrëse për një afat 10 vjeçar sipas planit afatgjatë të buxhetit, duke qenë se Bashkia Durrës ka kaluar pasoja qoftë prej pandemisë globale ashtu dhe prej gjendjes së jashtëzakonshme shpallur si rrjedhim të goditjes nga tërmeti i 26 nentorit 2019".
Durrësi përpunon rreth 200 ton mbeturina në ditë dhe që prej vitit të kaluar kur u mbyll Porto Romano, bashkia u fut krizën e menaxhimin e mbetjeve. Vitin e kaluar nënshkroi një kontratë provizore me inceneratorin e Sharrës, kontratë që skadoi dy ditë më parë.
Në këto kushte, Këshilli Bashkiak kërkon nënshkrimin e një kontrate të gjatë me afat 10 vjecar me kompaninë koncesionare “Integrated Energy”, por në mungesë të buxhetit, kërkon subvencion nga qeveria për përpunimin e integruar të mbetjeve.
Vendimi i këshillit bashkiak të Durrësit është dërguar në Ministrinë e Financave, Bashkinë e Tiranës dhe operatorin privat të menaxhimit të plehrave në Sharrë. Burimet thanë se në mbledhje është rrëzuar skenari i parë për ngritjen e një landfilli të ri në territorin e Durrësit dhe me shumicë votash është miratuar skenari i dytë, ai i përpunimit të mbetjeve në inceneratorin e Sharrës. Ende nuk dihet se sa është fatura financiare që do të paguajë qeveria shqiptare për përpunimin e mbetjeve të Durrësit. Ajo që dihet është se me buxhetin e saj prej 5.5 milionë euro në vit bashkia e Durrësit ka parashikuar vetëm grumbullimin dhe transportin e mbetjeve nga Durrësi drejt Tiranës.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.3%
-
Jo
31.8%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 622
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Zyrtare/ Teuta shkarkon Edi Martinin, durrsakët gjejnë trajnerin e ri
21 Janar, 16:14
-
Trafiku i rënduar në Durrës, Bashkia kufizon hyrjen në qytet të furgonëve që shpërndajnë mallra
21 Janar, 13:14
-
Durrës/ Kanosën me armë zjarri një 44-vjeçar, arrestohen 3 persona! I sekuestrohen 3 makina, kallashnikov, pistoletë dhe një radio e lidhur me policinë e Durrësit (EMRAT)
21 Janar, 10:15
-
Eventi i madh i Manchester City, Shqipëria përfaqësohet në Abu Dhabi me 'Dyrrah Cityn'! Mundësi për talentet e rinj
20 Janar, 15:15
-
Aksident në aksin Tiranë-Durrës/ Automjeti i tonazhit të rëndë humb kontrollin dhe përplaset me trafik ndarësen
20 Janar, 10:21
-
Durrës/ Dy vetura përplasen tek ish-‘Këneta’, përfundon në kanal mjeti ku udhëtonin 2 të mitur! Tre të plagosurit në spital (VIDEO)
19 Janar, 18:27
-
Ambasadori italian mbyll misionin 5-vjeçar, Veliaj e nderon me ‘Çelësin e Qytetit’: Misionar i afrimit të Shqipërisë me Italinë! Bucci: Lidhje të veçantë
19 Janar, 12:08
-
Veliaj jep certifikatat e pronësisë për familjet e ‘5 Majit’: I vendosur t’i çoj punët deri në fund
18 Janar, 12:02
-
Protestuan para bashkisë së Tiranës, policia nis hetimet për Adriana Kalanë, Balliun, Blushin e Telitin
18 Janar, 10:09
-
Krujë/ Policia kontrolle në akset kryesore të rrethit, objektiv janë automjetet me xhama të blinduara dhe ndalimi i personave në kërkim
17 Janar, 20:17
-
Veliaj:Tiranës do i shtohen edhe 10 shkolla të reja, subvencionojmë çerdhet dhe kopshtet si asnjë vend tjetër në rajon
17 Janar, 15:18