Në Durrës, ceremonia për 82-vjetorin e Çlirimit u zhvillua në varrezat murale të Mauzoleut të Dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare. Në homazhe morën pjesë prefekti i qarkut, Adrian Gurra, kryetari i Këshillit të Qarkut, Alfred Mullaraj, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve, të shoqatës së ish-ushtarakëve, të komuniteteve fetare dhe qytetarë. As këtë vit, përfaqësuesit e Partisë Demokratike nuk iu bashkuan ceremonisë së 29 Nëntorit.


Lajmi kryesor:

Shqipëria feston sot 82-vjetorin e Çlirimit, krerët e shtetit mbajnë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve (VIDEO)