Durrës, arrestohet shpërndarësi i drogës, ditët e javës dhe vendet që zgjidhte për të shitur

DURRËS - Një 30-vjeçar u vu në pranga nga policia në një operacion të koduar "Weekend" ku iu sekeustruan 1 kilogramë heroinë por edhe doza të llojeve të tjera narkotike.

A.Dh, banues në Nishtullë të Durrësit akuzohet si shpërndarës i lëndëve narkotike, kryesisht në fundjavë nëpër lokale.

Sipas policisë, 30-vjeçari po përgatitej për të kultivuar bimë nakotike, pasi kishe siguruar një sasi farash kanabis sativa.

Gjatë operacionit, atij iu kapën gjatë kontrollit fizik, doza me lëndë narkotike kokainë e heroinë, të përgatitura gati për shitje. 

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan gjithsej, 1 kg heroinë, 6.5 gr. kokainë, një qese me fara kanabisi, një peshore elektronike dhe një sasi eurosh, paund e lekë shqiptare, të dyshuara të përfitura nga shitja e lëndëve narkotike.

I riu nga Durrësi do të hetohet nga Prokuroria e Durrësit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    COVID-19/ Ju duket i drejtë vendimi për shtyrjen pa afat të masave kufizuese?

Komento