DURRËS - Dy adoleshentë u arrestuan nga Policia e Durrësit pasi në mesnatë, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër duke krijuar panik tek banorët e zonës, në fshtin Rrushkull të Durrësit.
Policia thotë se sekuestroi një armë zjarri pushkë dhe fishekë.
Shërbimet e Postës së Policisë Manëz, falë informacionit të qytetarëve dhe reagimit në kohë, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të K.N., 18 vjeç dhe D.S.,17 vjeç, të dy banues në fshatin Rrushkull.
Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të marra nga qytetarët se në fshatin Rrushkull, ishin duke qëlluar me armë zjarri në ajër duke krijuar panik te banorët.
Ata do të hetohen nga Prokuroria e Durrësit për veprat penale " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike"
Se mor vesh pse dhe kur ndodh neper katune a fshatra thoni sa her durres.aty gjith cecena malok si ju
Përgjigju