Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një fshat të Gjilanit në Kosovë, ku dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri dhe një tjetër i plagosur.

Mediat e Kosovës shkruajnë se autori është vetëdorëzuar në Polici menjëherë pas krimit. Policia bëri të ditur se viktima kanë mbetur një burrë dhe një grua, të dy të moshës 30-vjeç.

Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se viktimat dhe autori i dyshuar kishin lidhje familjare me njëri-tjetrin.

Ndërkohë Policia tha se ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

"I dyshuari është vetëdorëzuar, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast", thuhej mes të tjerash në njoftimin e Policisë.