Policia e Durrësit zbulon autorët e vendosjes së një sasie tritoli më 28 gusht që u gjet në rrugë në lagjen nr. 3, e lidhur me një aparat celular, pranë disa makinave të parkuara. 

Dy të dyshuarit, Sherif Çela, 47 vjeç, dhe Muharrem Thartori, 46 vjeç, të dy banues në Durrës, u vunë në pranga. Në videon e publikuar nga policia dallohet njëri prej autorëve që lëviz pranë zonës ku u gjet celulari me lëndë shpërthyese.

Policia sekuestroi 3 celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme për të përcaktuar rolin e të arrestuarve në ngjarje. Ata janë nën akuzë për shkatërrimi i pronës me eksploziv, mbetur në tentativë, dhe armëmbajtje pa leje, vepra të kryera në bashkëpunim.

Aparati telefonik celular u gjet pranë një sasie me lënde plasëse por të palidhura me njëra-tjetrën.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë