Durrës, rezulton fals alarmi për bombë për Drejtorin e Hekurudhave, sendi i dyshimtë u vendos për kërcënim (VIDEO)

Drejtorit të Hekurudhave,  Ani Dyrmishit u dyshua se iu vendos poshtë automjetit tip "Volkswagen Passat" me targa AA 070 TP lëndë eksplozive, por nga ekspertiza e kryer rezultoi se shishja me ngjyrë të errët nuk përmbante lëndë të tillë, por nitrat. Shishja u gjend së bashku me një telefon celular në vendin ku ishte parkuar makina e Dyrmishit, në lagjen nr 4 të Durrësit.

 Eksplozivi te vendi ku ishte parkuar makina e Drejtorit të Hekurudhave

Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se në momentin e gjetjes së shishes dhe telefonit celular, makina e drejtorit të Hekurudhave nuk gjendej aty. Paraprakisht hamendësohet se kanë qenë të vendosura në makinë, poshtë vendit të shoferit.

Makina e Drejtorit të Hekurudhave

Banorët e zonës kanë qenë ata të cilët i kanë vënë re objektet e që menjëherë më pas kanë njoftuar policinë, duke e informuar më tej se po në të njëjtin vend ishte parkuar makina e Dyrmishit. Ky i fundit, i cili në atë çast ndodhej në hyrje të Tiranës, është njoftuar për ngjarjen përmes një telefonate nga policia.

Specialistët e Njësisë Speciale Antieksploziv e ardhur nga Tirana konfirmuan nga kontrollet e kryera se lënda e gjetur nuk ishte eksploziv, e kësisoj, dyshohet se objektet janë përdorur në formë kërcënimi për shkak të postit që Dyrmishi ka. Pas kontrollit të kryer, vet ai u shpreh për gazetarin e Report Tv: "Nuk ia kam idenë për lëndën plasëse, nuk kam konflikt me askënd."

Drejtori i Hekurudhave Ani Dyrmishi

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës".

Përpara se të vendosej në dhjetor të 2017-s në postin e drejtorit të Hekurudhave, Ani Dyrmishi ishte ish-drejtori i Hipotekës në Durrës. Në një listë të kryeministrit Edi Rama në korrik të 2017-s, Dyrmishi rezultonte midis 100 zyrtarëve më të korruptuar. Lista "e zezë" përmbante kryesisht emrat për të cilët qytetarët ankoheshin vazhdimisht. Megjithatë, deputetët socialistë më datë 18 korrik të këtij viti i dolën në krah Dyrmishit, duke argumentuar se duhet bërë kujdes në referimin e informacioneve. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:02
Lëndë plasëse poshtë makinës, kreu i Hekurudhave, Dyrmishi: S'ka lidhje me mua, nuk kam konflikte

DURRES - Ani Dyrmishi, drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave thekson se nuk është ndjerë kurrë i kërcënuar dhe se nuk ka konflikt me asnjë person, duke sqaruar se vendosja e lëndës plasëse pranë së tij makinës nuk ka lidhje me të. Përmes një reagimi, ai kërkon nga organet hetimore që të zbardhin ngjarjen. Lënda plasëse ishte vendosur në afërsi të mjetit tip 'Pasat' në përdorim nga Dyrmishi me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhave.

Reagimi i plotë e Dyrmishit:

Sot, si qytetar i Durresit por edhe si person qe mbaj funksion drejtues prane Drejtorise se Pergjithshme te Hekurudhes Shqiptare, cmoj te arsyeshme te sqaroj opinionin publik ne lidhje me pasqyrimin ne media te gjetjes se nje lende, te dyshuar si lende plasese ne lagjen nr.4 te qytetit te Durresit, lagje ku une banoj.

Une nuk disponoj vend parkimi privat, si rrjedhoje ne perditshmerine time, e parkoj mjetin ne vende parkimi publik. Kurrë nuk jam ndjere i kërcënuar. Kam ecur dhe vazhdoj te ece i lire ne qytetin tim gjate gjithë kohës. Figura ime si qytetar por edhe si drejtues i larte i HSH, kurrsesi nuk lidhen me ngjarjen e sotme.

Une nuk kam asnje konflikt personal apo konflikt ne lidhje me detyren qe une mbaj, Administrator i Pergjithshem ne Drejtorine e Pergjithshme te Hekurudhes Shqiptare. Gjate ushtrimit të detyrës, kurdoherë jam mbështetur dhe do te vazhdoj te respektoj e zbatoj vetëm Ligjin sot dhe me te ardhmen. Padyshim, nxis dhe pres nga organet ligjzbatuese te hetojnë e sqarojnë rrethanat e ngjarjes dhe te vihen përpara drejtësisë personat përgjegjës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij

E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij