Drejtori i Hekurudhave fut në sherr socialistët, Ndreu: Lista e zezë e Ramës ishte gabim
Drejtori i Hekurudhave, Ani Dyrmishi, i cili një vit më parë ishte në listën e zezë të kryeministri Rama mes 100 zyrtarëve më të korruptuar, ka bërë që socialistët pranojnë fajet e kreut të qeverisë.
Një vit pasi Edi Rama botoi listën e tij të zezë me 100 zyrtarët më të korruptuar sipas tij, socialistët pranojmë se ishte një gabim i kryeministrit. Lista u botua në 12 korrik 2017, duke hapur shumë debate, por sot debati u zhvendos në Komisionin e Ekonomisë, aty ku u paraqit për të mbrojtur një projektligj edhe Drejtori i Hekurudhave. Ani Dyrmishi ishte në listën e Edi Ramës, i 28 ti, kur asokohe mbante detyrën e drejtorit të Hipotekës në Durrës.
Shoh këtu një person, Ani Dyrmishi, është i ftuar. Me një kërkim në Google, më rezulton që të jetë shpallur nga kryeministri Rama ndër 100 zyrtarët më të korruptuar. Tani, nëse e marrim për standard Ramën, cfarë bën ky person sot në parlament?
Deklarata nxehu tonet mes socialistëve, që menjëherë u hodhën në mbrojtje.
Për cfarë e ka nxjerrë, moj, për cfarë?
Evis Kushi
Nuk e di moj, nuk e di, kryeministri e ka nxjerrë, atij i referohem.
Jorida Tabaku
Brace nxehet me deputeten Dhima: Qetësohu, qetësohu...Pjerin Ndreu pati guximin të pohojë se ai ishte një gabim i kryeministrit.
Duhet të kemi kujdes kur ju referohemi informacioneve, jo të gjitha informacionet janë fakte. Kryeministri ka marrë përsipër të bëjë një publikim të tillë, për mua ka qenë një gabim dhe ju e dini, aty ka pasur edhe raste të tjera flagrante.
Pjerin Ndreu deputet i PS
Nuk jemi në bankën e të akuzuarit që ti kërkojmë z. Dyrmishi të deklarohet nëse është fajtor apo i pafajshëm.
Blerina Gjylameti deputete e PS
Vetë Dyrmishi nuk foli, por zëvendësministri Artan Shkreli i bëri mbrojtjen përpara këtij debati të papritur. Artan Shkreli, zv.min i Infrastrukturës “Edhe unë jam akuzuar nga Berisha si të korruptuar, po duhet të jemi seriozë, ky nuk është vendi”. Dyrmishi e Shkreli ishin në Komisionin e Ekonomisë për projektligjin që i hap rrugë riparimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të aksit të ri hekurudhor, Tiranë-Rinas.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
67.2%
-
Jo
29.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3903
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Debate brenda PD, grupi i Bardhit kundërshton sulmin e Berishës ndaj gjyqtares së Kushtetueses Marsida Xhaferllari
10 Janar, 10:33
-
Në hetim për ndërtimin e një trotuari, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun
9 Janar, 19:25
-
Tabaku: Korporata e Investimeve, një mjet abuziv që po shkatërron ekonominë! Uzurpimi i pronave e lejeve, në pak duar
9 Janar, 16:20
-
PD nismë ligjore për Mbrojtjen e Konsumatorëve nga abuzimi me mikrokreditë
6 Janar, 16:46
-
Lezhë/ Prefektura rikthen vendimin për faljen e tarifave vendore, Ndreu: Do kërkojmë hetim administrativ për këto veprime
30 Dhjetor 2024, 11:51
-
‘Çfarë po hamë?!’ Siguria ushqimore, Tabaku akuzon: Produktet tona mrekulli, por pesticidi po i shkatërron, socialistët burim i varfërisë! (VIDEO)
29 Dhjetor 2024, 17:00
-
'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe për sigurinë ushqimore në vend
26 Dhjetor 2024, 12:53
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor 2024, 09:32
-
Kthimi i tatimit të parapaguar për profesionet e lira, Tabaku: Fitore e PD dhe e tyre përballë një shumice arrogante, të bashkuar triumfojmë
22 Dhjetor 2024, 14:39
-
Zgjedhjet e 11 Majit 2025/ Tabaku: Të rinjtë, në ballë të betejës për fushatën e PD-së
21 Dhjetor 2024, 13:10
-
Opozita bashkon votat me PS, Lezha miraton buxhetin e vitit 2025! Ndreu: Më i madhi, me zero borxhe
20 Dhjetor 2024, 09:26
-
Projektligji për faljen e gjobave, Tabaku: I paqartë dhe selektiv, nuk mbron shtresat në nevojë, disa institucione si kamzhik! Po ata që i kanë paguar?
17 Dhjetor 2024, 15:37
I duket hajdutlleku ne surrat ska nevoj per komente te tjera
PërgjigjuMe rregull treshi, nese do shikonim fytyren tende, do konstatonim qe ti do ishe pedofil, ose bixhozci, ose perdorues substancash psikotrope, ose ose edhe kryeminister, gjyqtar, shkencetar. Gjykohet njeriu nga pamja? Imagjino cfare mund te thuash ti per Stephen Hawkings, per Sali Berishen, per Mr. Bean, per Michael Jackson, etj etj etj. Me vjen keq per ty, e ska gje me te poshter per ty, se ti vije dikujt keq per ty.