Durrës/ Pallati 12 katësh u klasifikua DS3, banorët në protestë: Duhet shembur, do na zërë brenda

DURRËS- Banorët e një pallati 12 katësh në lagjen nr.5 Durrës protestuan përpara prokurorisë së qytetit, pasi pallati i tyre është klasifikuar si DS3 në një kohë që ata deklarojnë se godina është për t’u shembur.

Sipas tyre dëmtimet nga tërmeti janë të mëdha dhe jeta e tyre është në rrezik. Kjo është e disata protestë që këta banorë organizojnë, sepse janë kundër akt-ekspertizës dhe kërkojnë hetime lidhur me situatën e pallatit të tyre.

"Jemi banorë të pallatit numër 8, në lagjen numër 5 . Kemi ardhur se këtu po fle dosja jonë me vite. Mundojnë ta mbulojnë krimin duke marrë inxhinier fals për të bërë ekspertizën e pallatit. Kemi dalë në protestë dhe nuk ndalojmë deri sa të merret një vendim. Përfundimisht tani kemi njoftuar çdo institucion shtetëror. Ne kërkojmë prishjen e pallatit se po zë njerëzit brenda. Animi i pallatit ka qenë 54 dhe tani ka shkuar mbi 65. Pallati është 12 kate dhe nuk duhet të ishte më shumë se 7 kat. Çdo gjë e ka false. Jemi interesuar, por nuk të japin asnjë informacion", tha një banor i pallatit në Durrës.

"Ne kemi ardhur përpara prokurorisë se në kushtetutë është e drejta e informimit. Por për fat të keq këtu nuk ka informim. Apo të na japim një vendim se çfarë është bërë. Ta çojnë në SPAK. kemi bërë letra e të gjithë. Të zbardhet. Sot 15 muaj. Kemi bërë akt akuzë edhe përpara tërmetit. Duan që ta fusin ën fatkeqësi natyrore, pro pallati ka ceduar edhe përpara tërmetit", tha një tjetër banor i pallatit.

Në pallatin12 katësh janë të strehuar 48 familje. Aktualisht ato jetojnë me qira të cilën e kanë përfituar nga bonusi i vënë në dispozicion për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • neve: 05/02/2021 18:45

    keq me vjen por keto gjera duket qe jane pak te ekzagjeruara.pse thua qe dosja juaj esht prej vitesh ketu kur termeti ka pak me shum se nje vit qe ndodhi? doni hyrje te reja?ate duan te gjithe por me radhe xhaxhi se ka kohe.futu ne radhe

    Përgjigju
  • Vlora: 05/02/2021 17:41

    U be deti kos dhe u turen te tere qe populli tu ndertojne pallatiin ne asnje vend te botes nuk ndodh kjo qe po ndodh te ne Shteti te jep ndihme humanitare per momentin kurse shtepone ndertoe vete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë